Kombi shqiptar mund të bashkohet dhe ndërtohet vetëm atëherë kur përqafon vlerat perëndimore

22 nëntor 2019 | 23:02

Sali Bislimi

Kombi shqiptar mund të bashkohet dhe ndërtohet vetëm atëherë kur përqafon vlerat perëndimore.

Udhëheqësit e tij me Kushtetutë duhet të kenë urtësinë, dijen, dashurinë dhe sakrificën e Krishtit për ta bërë kombin të denjë dhe të zhvilluar.

Me trosha të bukës nuk shtrohet sofra, në një shoqëri të varfër ku me patriotizëm bëhet biznes, duket e mjerë e varfëria në relacion me të pasurin, pasi shihet më shumë si prostitucion se dashuri.

Ne meritojmë Atdheun e denjë, ta kemi si të tjerët, mjaftë me komunizëm, edhe trëndafilat e kuqe më janë mërzitur, ti bëjmë blu me ngjyrë qielli të na sheh edhe Zoti.

Sa fatkeq jemi na duhet ta mbrojmë Dardaninë tonë edhe në Durrës, (qeni keq ta bjen ujkun në torishtë) nuk bëhet atdheu pa i shkëputur zinxhirët e robërisë nga turqit, rusët dhe serbët o ju shpirtshiturit e Shqiptarisë.

Nuk mjafton ta bëni shqiponjën nëse me ato duar nuk keni punuar asgjë për atdheun!!!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Normalisht kur blini një produkt në Apple Store, do të…