Komisionerja për Privatësi: Ndalja e qytetarëve nëpër sheshe pa i pyetur, shkelje e ligjit

07 janar 2024 | 18:27

Shumë mediume çdo ditë ndalin qytetarët në sheshet e Prishtinës por jo vetëm, ku ata pyetën për tema të ndryshme.

Por Komisionerja për Privatësi, Krenare Sogojeva Derma, ju tërheq vërejtjen gazetarëve se marrja në pyetje e personave pa i pyetur ata është e padrejtë dhe shkelje e privatësisë.

“Ndalesa nga ana e gazetarëve pa marrë pëlqimin paraprak është e ndaluar. Një gazetar nuk mund të marrë prononcime pa e ndalur kamerën dhe pa e pyetur nëse dëshiron të prononcohet. Ne kemi shpërnda dy shkrime për ndërgjegjësim, nuk lidhet vetëm me mbrojtjen e të dhënave personale, por edhe me etiken e gazetarëve, edhe vet gazetaria dhe rregullat e saj duhet ta mbrojnë privatësinë e individit”, ka thënë Sogojeva për emisionin DPT te Fidani.

Ajo ka shtuar se nëse një gazetar merr në pyetje një person pa e marrë paralrakisht pëlqimin tij/saj, duhet ta dijnë që përveç se shkelin ligjin, njëherit shkel edhe etiken e gazetarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta spanjolle “El Pais” ka raportuar se Spanja ka konfirmuar…