Komisioni Europian aprovon administrimin e vaksinave “Pfizer” për fëmijët mbi 12 vjeç

01 qershor 2021 | 22:56

Komisioni Europian i ka dhënë dritën jeshile përdorimit të vaksinave anti-COVID të kompanisë amerikane “Pfizer” për fëmijët dhe adoleshentët mbi moshën 12 vjeç.

Vendimi është marrë pak ditë pasi Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA) ka certifikuar si të sigurt dhe efektiv vaksinimin e të rinjve të kësaj grupmoshe.

Gjermania ka njoftuar se javën e ardhshme do të fillojë me vaksinimin e fëmijëve 12 vjeç, ndërkohë që Belgjika ka njoftuar se do e fillojë procesin në muajin shtator, në kuadër të fazës së tretë të imunizimit në vend.

Megjithatë, ndonëse ky mund të jetë një lajm i mirë për Europën, shefi i OBSH e ka cilësuar një “katastrofë morale” faktin që shtetet e pasura vaksinojnë edhe fëmijët, të cilët statistikisht janë shumë pak të rrezikuar nga koronavirusi, ndërkohë që shumë shtete të botës së tretë nuk kanë akses tek numri i nevojshëm i dozave për të vaksinuar mjekët dhe infermierët, grupi më i rrezikuar nga COVID.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Betim Gjoshi nga PDK ka komentuar deklaratën e ambasadorit William…