Komisioni Evropian rezervon 400 milionë për Turqinë, granti më i madh për një vend kandidat

07 shkurt 2024 | 14:41

Komisioni Evropian ka nënshkruar marrëveshje me Turqinë për një grant 400 milionë euro.

Këto mjete do të merren nga Fondi i Solidaritetit i Bashkimit Evropian për të financuar rimëkëmbjen pas tërmetit që goditi Turqinë një vit më parë.

Nënshkrimi i marrëveshjes ka zënë vend në Bruksel, dhe është firmosur nga komisionarja për kohezion dhe reforma, Elisa Ferreira dhe zëvendësministri i Jashtëm të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay.

Ky është granti më i madh për një vend kandidat që prej vitit 2002. Granti është pjesë e mbështetjes së paralajmëruar prej 1 miliard për Turqinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Shabani, ka kërkuar…