 
                    Komisioni parlamentar i jep mbështetje projektligjit për KPM-në
                07 shkurt 2024
                |  14:30
            
        Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal me gjashtë vota pro i ka dhënë përkrahje Projektligjit të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).
Në këtë komision, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Beslimi, ka thënë se ky projektligj është në harmoni të plotë me direktivën e Bashkimit Evropian për mediet dhe sipas tij, siguron mjedis konkurrues dhe kushte të barabarta për secilin shërbyes të produkteve mediale.
Ndërsa kritika pati nga partitë opozitare, ku Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se projektligji i ri i Komisionit të Pavarur për Media (KPM) ka ngjallur shqetësime të shumta në publik dhe si i tillë duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias për vlerësim.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        