Komisioni për Punë të Jashtme, vizitë zyrtare në Norvegji

07 maj 18:22

Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, i kryesuar nga kryetarja, Vjosa Osmani Sadriu, më 8 dhe 9 maj do të realizojë vizitë zyrtare në Norvegji.

Kjo vizitë është bërë me ftesë të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje të Parlamentit të Norvegjisë.

Gjatë kësaj vizite delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të takohet me përfaqësuesit e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje, me delegacionin e deputetëve norvegjezë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, delegacionin e deputetëve norvegjezë në OSBE, me ministrinë e Punëve të Jashtme, me përfaqësues të partive në pushtet, me përfaqësues të disa instituteve, me përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe me përfaqësues të akademisë dhe ambasadorë.​

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se gati një…