Kompania “Gjakova riciklim” heq falas mbeturinat në lokalitetin “Kolonia”

11 shtator 11:44

Pas takimit të përbashkët të mbajtur ditë më parë ndërmjet nënkryetarit të Komunës së Gjakovës, Abdullah Hoti, drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Luan Dinaj, përfaqësues të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, të UNHCRS-së dhe të Caritasit me shërbime në Kosovë me komunitetin RAE që banojnë në lokalitetin e njohur si “Kolonia”, nga përfaqësues të këtyre banorëve është kërkuar dhe më pas është konstatuar si nevojë immediate pastrimi i mbeturinave të shumta që krijohen në këtë lokalitet përmes deponive të egra.

Në këtë takim është vendosur që menjëherë të merren masa konkrete për pastrim të ambientit dhe pas kontakteve me pronarin e kompanisë “Gjakova riciklim”, Hajdar Podrimja, ky i fundit ka marrë përsipër që në mënyrë vullnetare dhe pa kompensim të kryejë punimet e pastrimit.

Duke dashur që të përfitohet në kohë, menjëherë ka nisur pastrimi i terrenit e cila ka goxha hapësirë dhe është duke u punuar me të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion firma.

Pastrimin e ambientit të martën e ka përcjell edhe nënkryetari i Komunës, Ramadan Hoti, i cili ka falënderuar kompaninë “Gjakova riciklim” për këtë kontribut si dhe ka apeluar tek banorët e lagjes që të jenë më të përkushtuar në ruajtjen e ambientit ku ata jetojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Instagram”-i ka shtuar një rrugë të shkurtër në aplikacionin e…