Kompania që po ndërton rrugën Prishtinë-Gjilan prishi kabllon për herën e katërt

09 gusht 2018 | 19:12

Kompania që po ndërton rrugën Prishtinë-Gjilan ka prishur sërish kabllon e tensionit 10 kilovolt, duke lënë pa energji një pjesë të konsiderueshme të konsumatorëve në Veternik.

Kjo prishje është e katërta brenda javës. Prishja i ka lënë pa energji edhe shumë biznese të mëdha.

“Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për ta sanuar atë prishje. Janë këputur njëherësh tetë kabllo, tregues që ka pasur mungesë të madhe të kujdesit. Pamjet në fotografinë e bashkangjitur flasin vet.

Kjo pakujdesi e kontraktorit të qeverisë po shkakton telashe shumë të mëdha në furnizim me energji elektrike në atë pjesë. Madje, po ia pamundëson KEDS-it që të bëjë furnizim normal me energji elektrike. Në atë zonë gjenden edhe shumë biznese të mëdha, të cilat po afektohen direkt.

Kjo situatë është e papranueshme dhe nuk mund të përsëritet më”, është thënë në komunikatën e KEDS-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri vazhdon ta kundërshtojë…