Kompanitë e sigurimeve u mundësojnë 450 mijë policë-mbajtësve përdorimin e klauzolës së ndërmjetësimit

09 dhjetor 2022 | 13:05

Klauzola e ndërmjetësimit e cila ka hyrë në funksion të përdorimit në mes të gushtit të këtij viti nga më shumë se 450 mijë policë-mbajtës në vendin tonë ka filluar të japë efektet e saj pozitive.

Kompanitë e sigurimeve, dhe Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), të premten në një tryezë, kanë promovuar përfshirjen e klauzolave të ndërmjetësimit në kontratë të sigurimit. Ndërmjetësimi si formë e re e promovuar do të ulë edhe numrin e madh të lëndëve civile të pazgjidhura, u potencua nga pjesëmarrësit, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se rastet e pazgjidhura në gjykata, janë paraqitur si shqetësim edhe në raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2019 një ndër rekomandimet kryesore të Komisionit Evropian në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut është rritja e përpjekjeve nga institucionet e vendit për të zvogëluar numrin e rasteve të pazgjidhura në gjykata, edhe përmes përdorimit të metodave alternative për zgjidhjen e kontesteve.

Sipas drejtorit të BKS-së, Sami Mazrekut, një ndër metodat më efikase të zgjidhjes alternative te kontesteve e cila mund të përdoret është ndërmjetësimi.

“Qëllimi i këtij udhëzuesi është të ofrojë orientim të përgjithshëm për gjykatat e Republikës së Kosovës lidhur me risitë që ka sjell Ligji për Ndërmjetësim, në mënyrë që ato të ndihmohen në identifikimin më të lehtë të lëndëve të përshtatshme për t’u referuar në procedurën e ndërmjetësimit. Ky udhëzues shërben si orientim për gjyqtarët dhe stafin tjetër të gjykatave për identifikimin më të lehtë të kontesteve të përshtatshme për t’u zgjidhur në procedurë të ndërmjetësimit, si dhe lëndët e tjera për të cilat parashihet ndërmjetësimi i detyrueshëm”, ka deklaruar Mazreku.

Më tutje, drejtori Mazreku ka bërë me dije se nga ardhja e tij në këtë pozitë kanë arritur t’i mbyllin më shumë se 13 mijë lëndë, por sipas tij, tash e tutje duke përdorur ndërmjetësimin synohet të ulët në minimum numri i rasteve të pazgjidhura deri më tash.

Chris Thompson, drejtor i programit “Drejtësia Komerciale”, e vlerësoi lartë rolin e BKS-së për ndërmjetësim.

E kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve, Ganimete Xhelili, ka thënë se si odë e kanë në interes uljen e numrit të lëndëve nëpër gjykata.

Me rreth 95 anëtarë sa ka kjo odë, Xhelili ka theksuar se është në dijeni për mosrespektimin e kontratave që lidhin palët.

Po ashtu, edhe Yll Koshi nga kompania e sigurimeve “Scardian”, ka thënë se është në interes të kompanive të sigurimeve ndërmjetësimi.

“Në praktikë kompanitë e sigurimeve e kanë interesin e ndërmjetësuesve për shkak se e dinë se çka vuajnë nga shpenzimet e gjykatave dhe nga lëndët e tyre të stërzgjatura”, ka deklaruar ai.

Njëjtë sikurse Koshi kanë menduar edhe Arber Ponari nga kompania “Sigal” si dhe Ilir Gaxha nga kompania e sigurimeve “Sigma”.

Përfaqësuesit e kompanive të sigurimit kanë thënë se kjo formë e zgjidhjes së shpejt të lëndëve duhet të promovohet sa më shumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 300 mijë ukrainas janë pajisur me pasaporta ruse prej…