‘Kompanitë po amnistohen, Ligji për përgjegjësinë penale s’është në harmoni me Kodin Penal’

17 mars 2021 | 11:41

“Drejtësia Sot” platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, në një konferencë për medie ka shpalosur të gjeturat e analizës “Mungesa e ndjekjes penale të kompanive private”.

Ronita Halimi monitoruese nga “Drejtësia Sot”, ka thënë se nga të gjeturat e analizës, 11 kompani private të cilat kanë statusin e personit juridik në Kosovë janë amnistuar në mënyrë të kundërligjshme nga prokuroria.

Kjo ngase sipas saj, përveç personit përgjegjës nuk është akuzuar edhe personi juridik në dispozitë të veçantë të aktakuzës, duke shtuar se Ligj për përgjegjësi penale nuk është në harmoni me Kodin Penal të Kosovës.

“Nga të gjeturat rezulton se 11 kompani private të cilat kanë statusin e personit juridik në Kosovë janë amnistuar në mënyrë të kundërligjshme nga prokuroria ngase përveç personit përgjegjës nuk është akuzuar edhe personi juridik në dispozitë të veçantë të aktakuzës”.

“’Drejtësia Sot’ ka analizuar edhe bazën ligjore dhe ka identifikuar se ky ligj nuk është në harmoni me Kodin Penal të Kosovës sepse maksimumi i dënimit penal është 100 mijë euro ndërsa me Ligji për përgjegjësi penale është 500 euro”, ka thënë  Halimi, duke dhënë disa rekomandime për prokurorët dhe për Ministrinë e Drejtësisë.

“‘Drejtësia Sot’ jep rekomandim për prokurorët qe të kryejnë detyrat me përgjegjësi duke u bazuar në kushtetutë. Rekomandimet për Këshillin Prokurorial janë që për prokurorët të organizojnë trajnime të ligjit për përgjegjësi penale dhe rekomandime për MD që të ndryshojnë ligjin për përgjegjësi penale siç është dënimi me gjobë nga 100 mijë dhe të bëhet 500 mijë euro”, ka shtuar ajo.

Ndërsa Rreze Hoxha nga GLPS-ja ka thënë se e gjetur e kësaj analize është mos përputhja e ligjit special me kodin penal.

“Mospërputhje mes këtij ligji special me Kodin Penal për maksimumin e dënimit të personit juridik për vepra penale. Drejtësia Sot në këtë analizë ka analizuar aspektin e trajnimit nga ana e prokurorit të shtetit lidhur me personat juridik dhe me theks të kompanive private në Kosovë”, ka deklaruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar ashpërsim të masave nëse rastet…