Kompletohet Interi, askush nuk është pozitiv me Covid

01 prill 2021 | 20:43

Lajme fantastike për Antonio Conten që ka rikuperuar të gjithë lojtarët. Kundër Bolognas, ndeshja e radhës në Serinë A, në qendër të mbrojtjes duhet të jetë si zakonisht De Vrij.

Pas Handanoviq dhe Vecino, edhe mbrojtësi holandez, një prej të infektuarve me Covid-19 përpara pushimit të kombëtareve, ka rezultuar negativ në testin e fundit.

Është i sigurt grumbullimi i tij për përballjen me Bolognan, por ende nuk dihet nëse do ta nisë ndeshjen si titullar. Sfida me Bolognën do të luhet të shtunën në mbrëmje.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sonte rreth orës 19:32 ka ndodhur një rrahje në rrugën…