Rrahje në Prishtinë, shoqërohen në polici tre persona

01 prill 2021 | 20:42

Sonte rreth orës 19:32 ka ndodhur një rrahje në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.

Të përfshirë në rrahje kanë qenë tre persona të cilët janë shoqëruar në Polici.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 19:32, policia është njoftuar për një rast (rrahje) në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ Prishtinë. Njësitet policore i janë përgjigjur njoftimit, kanë intervenuar dhe kanë shoqëruar në stacion policor tre persona. Policia do ta trajtojë rastin në koordinim me prokurorin”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër fillon vaksinimi anti-covid në komunën e Gjakovës. Zyra për…