Kompozitori i Kosovë prodhon vepër të muzikës klasike mbi pandeminë COVID-19

31 gusht 2021 | 07:43

Kompozitori i himnit të Kosovës, profesori Mendi Mengjiqi, ka dalë me instrumentalin “TË MARRËSH FRYMË PËRSERI” për String Orkestër, kushtuar pandemisë COVID-19, një mënyrë e tij duke shprehur përvojën personale dhe të rrethit të tij në vend gjatë krizës globale të shëndetit që po vazhdon.

Mengjiqi tha për dtt-net.com se përmes veprës së tij prej 13 minutash të prodhuar në Maj të këtij viti ai i përshkruan vështirësitë e përditshme që pandemia ka shkaktuar dhe po shkakton që nga viti i kaluar, por në të njëjtën kohë porosinë për betejën ndaj saj dhe shpresës për ta tejkaluar atë.  

“Secili prej nesh i kishte dhe i ka përvojat e veta. Ne vazhduam betejën, ne e vazhdojmë betejën siç edhe duhet që të bëjmë gjithherë. Ndërsa kujtesa jonë e dashur është me ata që nuk ia dolën, shpresa është ajo që na mbanë të luftojmë dhe të vazhdojmë me jetën tonë ”, tha Mengjiqi në një bisedë me dtt-net.com.  

Kompozitori i kishte momentet e tij gjatë pandemisë. Deri më tash Profesor Mengjiqi, nuk është infektuar personalisht me koronavirusin, por disa nga miqtë dhe të afërmit e tij janë infektuar, përfshirë edhe me fatalitet.  

Ai shpjegon se një nga arsyet pse ai nuk ishte infektuar deri më tani mund të jetë se ai jeton në fshatin Lupçi i Epërm, rreth 20 km në veri të kryeqytetit Prishtinë, ku kontaktet me të tjerët janë të rralla. Në të njëjtën kohë ai u ka dhënë mësim studentëve të tij të universitetit kryesisht përmes internetit që nga shpërthimi i pandemisë në mes të marsit 2020 në Kosovë.  

“Pandemia ka ndikuar gjithashtu në ritmin e arsimit dhe kurset e ligjëratave, siç ka ndodhur në të gjithë botën. Mësimi përmes internetit i ka vështirësitë e veta edhe këtu në Kosovë si kudo në botë. Ndonjëherë ne jemi përballur edhe me ndërprerje të rrymës elektrike, ndonjëherë me ndërprerje të qasjes në internet … por studentët e mi dhe unë nuk po heqim dorë. Arsimi duhet të vazhdojë, uria për dije po vazhdon këtu … Jeta duhet të vazhdojë këtu në Kosovë, rajon, Evropë dhe më gjerë në botë ”, tha Mengjiqi.  

“Të marrësh frymë përsëri” për String Orkestër është vepra e dytë e muzikës klasike kushtuar problemeve të përmasave botërore nga profesori kosovar.  

Në vitin 2019 ai kompozoi “Dhimbjen Simfonike“, një mënyrë e tij për të ngritur zërin në protestë kundër ngrohjes globale dhe dëmeve ndaj mjedisit të shkaktuar nga njerëzit.  

Mengjigi është i njohur për publikun vendas dhe botëror me himnin e Kosovës (2008), kryeveprën e tij “Oratorio për Nënë Terezën” (1999) kushtuar fitueses të Çmimit Nobel, Shën Nënë Tereza (Gonxhe Bojaxhiu) dhe “Populis – Princi i Paqes” kushtuar ish-Kryetarit të SHBA-ve Bill Clinton i cili e ndihmoi Kosovën që të fitoi lirinë dhe pavarësinë e saj nga Serbia.  

Mengjiqi i përfundoi studimet në Krakovë të Polonisë, ku jetoi nga 1990 deri në 1999 dhe ishte student dhe mik i ngushtë i profesorit dhe kompozitorit të shquar polak Krzysztof Penderecki, tashmë të ndjerë. Pas përfundimit të luftës dyvjeçare Mengjigi u largua nga Krakova dhe u kthye në atdheun e tij për të rifilluar jetën nga e para, të jap mësim në Universitetin e Prishtinës në kryeqytet dhe të jetoi  e kompozoi nga Lupçi i Epërm i komunës së Podujevës.  

To BREATHE AGAIN, by Mendi Mengjiqi, linku:  

https://soundcloud.com/dtt-net/to-breathe-again-by-mendi-mengjiqi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompozitori i himnit të Kosovës, profesori Mendi Mengjiqi, ka dalë…