
Komuna e Deçanit hap konkurs për dizajnimin e stemës së komunës
18 shkurt
15:40
Pas miratimit të statutit të ri të Komunës së Deçanit, është hapur rrugë që edhe stema e komunës së Deçanit të ndryshohet.
Për këtë është formuar edhe një komision në asamblenë komunale në këtë përbërje: Bashkim Ramosaj, kryetar komune dhe kryetar Komisionit; Halil Tolaj, drejtor i Inspeksionit; Rexhë Sutaj, asamblist (AAK); Lirije Zukaj, asambliste (AAK); dhe Kestrim Avdimetaj, asamblist (PDK).
“Konkursi është i hapur nga data 18.02.2020 në afat prej 30 ditëve. Ftohen të gjithë njohësit e kësaj fushe që të bëhen pjesë e këtij konkursi më idetë e tyre që të nxjerrim më të mirën e mundshme për Stemën e Komunës së Deçanit”, është theksuar në njoftimin e kësaj komune.
Më poshtë keni edhe kriteret që duhet t’i përmbushni: