Komuna e Deçanit përkujdesët për ruajtjen e mjedisit

18 nëntor 2018 | 15:40

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se janë duke vazhduar punimet në rregullimin e infrastrukturë  në vendet ku janë të vendosur kontejnerët e mbeturinave në këtë komunë.

Ai ka thënë se ky projekt është duke u realizuar në bashkëpunim me GIZ-in gjerman. “Për një qytet të pastër dhe ruajtje të mjedisit ku jetojmë, bashkëpunimi mes GIZ-it dhe Komunës së Deçanit po vazhdon në rregullimin e infrastrukturës në vendet ku janë të vendosur kontejnerët e mbeturinave!”, ka deklaruar Ramosaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka inspektuar të…