Komuna e Drenasit përkujdeset për hapësirat publike

11 shtator 2020 | 16:17

Komuna e Drenasit ka njoftuar se në vazhdimësi është duke ndërmarrë aktivitete që kanë të bëjnë me pastërtinë e hapësirave publike dhe mirëmbajtjen e tyre.

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në këtë komunë është duke po mbikëqyrë mirëmbajtjen e sipërfaqeve publike, në mënyrë që “mjedisi ku ne jetojmë të jetë i pastër, sidomos tani kur po përballemi me pandeminë e shkaktuar nga virusi Covid-19”.

“Kujdesi ndaj mjedisit ndikon në ruajtjen e shëndetit të familjes dhe shoqërisë sonë”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari Special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell…