Komuna e Fushë-Kosovës dhe BIK-u ndihmojnë familjet në nevojë, mund të thërrisni edhe në telefon

01 prill 2020 | 20:14

Komuna e Fushë-Kosovës po vazhdon bashkëpunimin me Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), dega në Fushë-Kosovë për t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë urgjente me miell, pako ushqimore etj.

Sipas njoftimit të kësaj komune, këto aktivitete humanitare do të vazhdojnë deri në tejkalimin e pandemisë Covid-19, për ato familje që nuk mund të përballen me këtë gjendje të rëndë sociale-shëndetësore.

“Ne do jemi gjithmonë pranë dhe mos hezitoni të na kontaktoni kushdo që vërtet ka nevojë për ndihma. Lajmërimi bëhet në numrin e telefonit: 038 200 40538, vetëm paradite nga ora 8:00 deri në ora 12:00”, theksohet në njoftimin e Komunës së Fushë-Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kanë filluar inspektime të…