Komuna e Gjilanit gati për finalizimin e tregut modern

21 maj 14:09

Komuna e Gjilanit është në procedurat e fundit të hapjes së tregut mobil modern për komunitetin serb te kisha “Shën Nikolla”.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me përfaqësues të UN Kosova, të cilët janë financues të këtij tregu, kanë parë nga afër shtandet moderne tashmë të vendosura aty, ndërsa tregu pritet të hapet zyrtarisht gjatë ditëve në vijim.

Haziri ka njoftuar se komuna e Gjilanit është në procedurë të hapjes edhe të tregut mobil në Kmetoc, për të vazhduar me tregjet në lagjen “Arbëria” dhe te “Bunari i Përleplnicës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën udhëheqjen e kryesuesit Anton Shala, të hënën është mbajtur…