Komuna e Gjilanit mbështet Parlamentin Studentor

09 shtator 2018 | 17:02

Komuna e Gjilanit dhe Parlamenti Studentor i Universitetit “Kadri Zeka” në këtë qytet kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila parasheh mbështetjen nga ana e kësaj komune në disa fusha, si në bursa, përfaqësim të Parlamentit Studentor brenda e jashtë vendit.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo komunë me kapacitetet që ka do të jetë gjithmonë mbështetëse e studentëve në programe të ndryshme që janë në favor të studentëve.

“Marrëveshja me Parlamentin Studentor është në kuadër të përkrahjes për projekte studimore të Parlamentit Studentor, mbështetje për programe të bursave dhe përfaqësimit në nivele të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Rasti konkret ku Komuna e Gjilanit përkrahë me këtë marrëveshje dy përfaqësues të Parlamentit për pjesëmarrjen në Samitin e paqes për rini në Seul të Koresë”, ka thënë Haziri.

Ndërsa, Adrian Bajrami, kryetar i Parlamentit Studentor në Universitetin “Kadri Zeka”, ka shprehur falënderimin e tij për mbështetjen që kryetari Haziri u ka dhënë studentëve nëpërmjet kësaj marrëveshje të bashkëpunimit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka përgëzuar zyrtarët…