Komuna e Hanit të Elezit ndërpret punimet e Bechtel-Enkas

12 tetor 2018 | 13:06

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka marrë vendim për ndërprerjen e bashkëpunimit me kompaninë Bechtel-Enka e cila po ndërton autostradën Prishtinë-Shkup.

“Për shkak të dëmtimit të pronës publike dhe private, mbylljes së disa rrugëve ekzistuese dhe zhurmës së madhe gjatë natës nga ana e kompanisë Bechtel-Enka e cila po realizon projektin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, Komuna e Hanit të Elezit ka vendosur të ndërpres komunikimin dhe bashkëpunimin me kompaninë Bektel-Enka”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Hanit të Elezit.

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, pas disa paralajmërimeve dhe kërkesave drejtuar kompanisë Bechtel-Enka për riparimin e dëmeve, rihapjen e rrugëve të mbyllura, ndotjen dhe degradimin e ambientit, i është drejtuar me një letër drejtorit gjeneral të kompanisë Bechtel-Enka, Riadh Alkhazraji, të cilin e ka njoftuar me vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit të mëtutjeshëm dhe për riparimin e dëmeve të shkaktuara.

“Po të njëjtën ditë, më 11.10.2018, në orët e vona të natës, pas orës 23:00, kryetari Suma i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Refet Kalisi, dolën ne vendpunishte të autostradës në territorin e Komunës së Hanit të Elezit dhe ndërprenë punimet e kompanisë Bechtel Enka për shkak të punimeve që bëheshin në orët e vona të natës me çka pengohej jeta normale e qytetarëve nga zhurma që krijohej. Për deri sa kompania Bektel Enka nuk do t’i riparojë të gjitha dëmet e shkaktuara në pronat publike komunale dhe ato private të pa shpronësuara, Komuna e Hanit të Elezit, nuk do të lejojë këtë kompani të shfrytëzoj pronën publike komunale”, është thënë në njoftimin e komunës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të…