Komuna e Istogut shtroi drekë për hendbollistët

24 qershor 2019 | 17:58

Përfaqësuesja U21 e Kosovës në hendboll po vazhdon përgatitjet për kampionatin botëror të muajit të ardhshëm. Ushtrimet po zhvillohen në Banjë të Pejës, ndërsa atmosfera është shumë e mirë.

Të hënën, djemtë dhe shtabi teknik shfrytëzuan pushimin mes stërvitjeve për t’u relaksuar në qytetin e bukur të Istogut.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport i Komunës së Istogut, Drin Sadikaj ka organizuar një pritje për lojtarët dhe shtabin teknik në restorantin “Trofta”. Takimi me zyrtarët istogas është bërë në kuadër të bashkëpunimit dhe përkrahjes dhe poashtu të përpjekjeve për ofrimin e kushteve sa më të mira për përfaqësuesen.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në promovimin…