Komuna e Kamenicës lanson platformën digjitale për rritjen e transparencës

28 shkurt 2020 | 14:39

Për të rritur transparencën në vendimmarrje, Komuna e Kamenicës ka lansuar platformën digjitale.

Kjo komunë ka theksuar se platforma digjitale u mundëson qytetarëve të Kamenicës që online të adresojnë problemet, kërkesat, ankesat apo idetë e tyre duke iu ofruar komunikim të drejtpërdrejtë me zyrtarët komunalë.

“Ndërsa problemet, idetë ose çështjet e ngritura nga qytetarët do të mund të votohen nga komuniteti dhe nga votat e tyre, ku pastaj komuna do të kuptojë se cilat janë prioritetet e atij lokaliteti. Përveç problemeve, kjo platformë u mundëson qytetarëve edhe të propozojnë projekte dhe ide të ndryshme për komunitetin ku ata jetojnë. Vizitoni platformë digjitale dhe komunikoni drejtpërdrejt me komunën tuaj. ‘Kërko në shtëpi, përfito në shtëpi’. Regjistrohuni përmes email, ‘Facebook’, ‘Instagram’ dhe ‘Twitter; në: https://platformadigjitale.com/Kamenica”, ka njoftuar Komuna e Kamenicës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Prodhuesve të Kosovës e përkrah vendimin e Qeverisë…