Klubi i Prodhuesve përkrah vendimin e qeverisë për largimin e taksës

28 shkurt 2020 | 14:38

Klubi i Prodhuesve të Kosovës e përkrah vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për largimin e tarifës 100 për qind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

“Ne si Klub jemi prapa çdo vendimi i cili do të mbronte dhe avanconte interesat shtetëror të Kosovës. Të gjitha vendimet duhet të merren në bashkëpunim të ngushtë me ShBA-të dhe BE-në. “Shpresojmë shumë që largimi i tarifës 100 për qind do të vlerësohet si shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë për fillimin e zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë. Gjithashtu shpresojmë që kjo masë do rezultojë në eliminimin e të gjithave barrierave tregtare si ato tarifore dhe jo tarifore, po ashtu të krijojë mundësinë që përfundimisht të krijohen marrëdhënie për tregti të lirë me Serbinë e cila mbështetet në parime të ndërsjella”, thuhet në komunikatën për media të Klubit të Prodhuesve të Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, ka…