Komuna e Kamenicës, qytetarëve: Vaksinoheni kundër Covidit

18 janar 2022 | 11:50

Kohët e fundit numri i personave të prekur me Covid-19 është duke shënuar rritje.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi 728 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Ndërsa në Komunën e Kamenicës deri më tani 18 raste janë pozitive.

Kjo komunë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Covidit.

“Andaj duke parë këtë situatë u bëjmë thirrje që të vaksinoheni në mënyrë që të mbroni vetën dhe të tjerët nga Covid-19. Ju lutem respektoni rregullat e Institutit. Ruani veten dhe të tjerët!”, ka njoftuar Komuna e Kamenicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, ka pritur…