Komuna e Kamenicës vazhdon me digjitalizimin e shërbimeve administrative

22 qershor 2021 | 15:31

Komuna e Kamenicës vazhdon me digjitalizimin e shërbimeve administrative. P

as vendosjes së E-kioskut, tani është vendosur edhe aparati i pritjes në radhë, tani në secilin sportel mund të qasen qytetarët vetëm me numër.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se digjitalizimi i shërbimeve administrative do t’ju lehtësojë punën dhe pritjet qytetarëve.

“Qasja në sportele për shërbime administrative tani po bëhet me pritje në radhë sipas mënyrës digjitale. Vendosja e aparatit të pritjes po lehtëson jashtëzakonisht shumë qasjen në shërbime dhe mosgrumbullimin e qytetarëve para sporteleve. Pos E-kioskut të vendosur në Kamenicë, Roganë e Hogosht, ky është një hap tjetër i ndërmarrë në digjitalizimin e shërbimeve për qytetarët tanë. Vazhdojmë me punë”, ka thënë Kastrati.

Kastrati gjithashtu ka thënë se digjitalizimi i administratës ishte një nga zotimet e kësaj qeverisje katërvjeçare.

Edhe drejtoresha e Drejtorisë së Administratës Komunale, Brikenë Ramabaja, është shprehur e lumtur që vazhdimisht po punohet në përmirësimin e shërbimeve të ofruara për qytetarë.

“Vazhdimisht është bërë përpjekje për përmirësimin e shërbimeve administrative. E-kiosku dhe aparati i pritjes në radhë do të lehtësojë ofrimin e shërbimeve administrative për qytetarët e komunës sonë”, ka thënë Ramabaja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, se bashku me…