Komuna e Linzit dhuroi kamion për grumbullimin e mbeturinave për komunën e Podujevës

27 mars 2023 | 21:23

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pranuar çelsat e kamionit për grumbullimin e mbeturinave të dhuruar nga kryetari i Linzit, Klaus Luger për komunën e Podujevës.

Kamioni është prodhuar në njëren nga kompanitë industriale të Linzit dhe është i pajisur me mjetet më moderne për grumbullimin e mbeturinave.

Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit të çelsave kryetari Bulliqi u shpreh shumë falënderues dhe mirënjohës ndaj kryetarit Luger dhe qytetarëve të Linzit për këtë donacion të vlefshëm, ku edhe tha se ky kamion është pikënisje e shumë punëve e projekteve të përbashkëta që na presin si dy komuna tashmë të binjakëzuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë…