Komuna e Lipjanit dënon dukurinë e dëmtimit të drunjëve dekorativ

02 gusht 2021 | 15:25

Komuna e Lipjanit ka reaguar ndaj dukurisë së dëmtimit të drunjëve dekorativ në këtë komunë.

Rasti i fundit i dëmtimit të këtyre drunjëve dekorativ, sipas komunës, është në Shkollën Fillore “Ismajl Luma” në Lipjan.

“Aktet e turpshme të personave të pa përgjegjshëm duhet të ndalen. Dëmtimi i aseteve dhe pasurisë publike është vepër e ulët e personave që nuk duan zhvillimin e komunës tonë. Ndaj dëmtuesve të tillë duhet reaguar të gjithë bashkë, si shoqëri dhe duhet të ndërmerren veprime adekuate ligjore nga organet kompetente. Komuna e Lipjanit apelon te të gjithë qytetarët që të përkujdesen sa më shumë për hapësirat publike që gjenden në qytetin e Lipjanit”, është thënë në reagimin e komunës.

May be an image of outdoors

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shumë grumbullimeve, basketbollistët e Kosovës U16 nga dita e…