Komuna e Malishevës bëhet gati për sezonin e dimrit

18 nëntor 2019 | 13:31

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku drejtorët e drejtorive komunale kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim.

Në këtë mbledhje është bërë me dije gjatë javës së kaluar kanë filluar të realizohen disa projekte dhe disa të tjera pritet të fillojnë në këtë javë.

Po ashtu, është bërë me dije se janë duke vazhduar edhe inspektimet në dyqaneve dhe restoranteve në territorin e Komunës së Malishevës.

“Sipas shërbimeve publike, janë duke vazhduar me përgatitjet e nevojshme për sezonin e dimrit, e po ashtu edhe me ofrimin e shërbimeve tjera publike. Edhe ofrimi i shërbimeve administrative është i kënaqshëm dhe nuk ka ankesa, pasi të gjitha shërbimet ofrohen me kohë dhe pa vonesa”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria rendit e dhjeta në Evropë për sa i përket…