Komuna e Malishevës do t’i ndihmojë tri familje në rinovimin e shtëpive

26 shkurt 15:18

Kuvendi Komunal i Malishevës ka mbajtur të premten  mbledhje në të cilën kanë diskutuar për çështje të ndryshme në arsim, infrastrukturë rrugore, kanalizim, ndriçim dhe për qentë endacakë.

Kuvendi Komunal i Malishevës vendosi t’i ndihmojë tri familje të cilat i rekomandoi komisioni për rinovim të shtëpive. Po ashtu në këtë mbledhje u bë edhe shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së tretë urgjente të vitit 2020, shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës të Komitetit për Komunitete për vitin 2020, shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës për vitin 2020 të Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalid, Veteran të Luftës se UÇK-së, si dhe Martir të Luftës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten është mbajtur mbledhja e dytë për vitin 2021…