Komuna e Malishevës ndëshkon drejtorët dhe mësimdhënësit

18 mars 2022 | 15:58

Drejtoria e arsimit në Malishevë ndëshkon me heqje të mëditjeve drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit për mungesa në orar të punës.

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, ka bërë të ditur, se në kuadër të zhvillimit të detyrave dhe aktiviteteve si drejtori, ka identifikuar mungesa  në orarin e punës nga ana e gjashtë drejtorëve të shkollave dhe 46 mësimdhënësve dhe ndaj të njëjtëve është marrë masa e heqjes së mëditjeve.

“Kërkoj angazhim maksimal nga gjithë drejtorët dhe mësimdhënësit, pa përjashtim, dhe kërkoj nga të gjithë, që të respektojnë orarin e punës. Po ashtu ju bëj me dije se nuk do të tolerohen mungesat në punë”, ka deklaruar drejtoresha Krasniqi.

Ajo gjithashtu ka njoftuar se “monitorimi dhe vizitat në shkolla do jenë sistematike dhe të paparalajmëruara, me qëllimin e vetëm që të rritet niveli i përgjegjësisë dhe i cilësisë në shkolla”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Televizioni shtetëror rus ka ndërprerë papritur fjalimin e presidentit të…