Komuna e Malishevës vazhdon të punojë me staf të reduktuar

03 gusht 2020 | 14:14

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur të hënën mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, por për dallim prej herëve të tjera këtë mbledhje e ka mbajtur duke zhvilluar takim me secilin drejtor veç e veç.

Kjo është bërë për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia e Covid-19. Në këto takime, drejtorët e drejtorive kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për këtë javë, por temë kryesore mbetet situata me pandeminë dhe menaxhimi i kësaj situate.

Bazuar në raportimet e drejtorëve, drejtoritë komunale janë duke punuar me staf të reduktuar, por të gjitha shërbimet janë duke u kryer pa problem dhe nuk është regjistruar asnjë ankesë në kryerjen e shërbimeve. “Po ashtu drejtorët, kanë raportuar për projektet që janë duke vazhduar dhe për ato që janë në procedurë e sipër, si dhe për përgatitjet tjera në secilin sektor përkatës.

Ndonëse me staf të reduktuar, puna dhe aktivitetet e komunës do të vazhdojnë të kryhen pa probleme, e po ashtu edhe implementimi i projekteve do të vazhdoj sipas planifikimeve, pavarësisht vonesave që janë shkaktuar si pasojë e situatës me pandemi”, ka njoftuar komuna e Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kamenicës,  Faton Jakupi, së bashku me familjarë të…