Nderohet ish-komandant “Roki”

03 gusht 2020 | 14:13

Nënkryetari i Kamenicës,  Faton Jakupi, së bashku me familjarë të komandant Rahim Beqiri dhe zyrtarë të tjerë komunalë kanë nderuar luftëtarin Beqiri, duke bërë homazhe tek varri në 19-vjetorin e rënies së tij.

Në këto homazhe të pranishëm ishin edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, nënkryetari Ahmeti Isufi, dhe zyrtarë të tjerë. Me këtë rast, nënkryetari Jakupi ka thënë se kontributi i komandant Beqirit për lirinë mbetet i paharruar. “Komandant Rahim Beqiri mbetet një ndër luftëtarët që dha mjaft shumë për atdheun, edhe jetën e tij. Do ta kujtojmë përherë si luftëtar trim”, ka thënë Jakupi.

Ndërsa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se trimat si komandant “Roki” nuk harrohen. “Trimat si komandant ‘Roki’, e bënë krenarë tërë kombin, i cili u formësuar nga heroizmi i tyre, kujtimi për të mbetet i pashuar”, ka thënë ai.

Po ashtu, në këto homazhe Haradinaj ia ka ndarë medaljen “Me besim në Zot, atdhe e shtet”, Liridon Beqirit, birit të komandant “Rokit” për kontributin e veçantë të familjes Beqiri, në lirinë e vendit dhe ndërtimit të paqes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave dhe Transfereve, ka shpallur konkurs për pozitën…