Shpallet konkursi për drejtor të Doganës së Kosovës

03 gusht 2020 | 14:02

Ministria e Financave dhe Transfereve, ka shpallur konkurs për pozitën e drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës.

Në publikimin e fundit u bë e ditur se afati i konkurrimit do të jetë  nga data 03.08.2020 deri më datë 01/09/2020, deri në orën 16:00.“Ministri i Financave, në përputhje me paragrafin 4, të nenit 5 të Kodit Doganor dhe të Akcizave në Kosovë Nr. 03/L -109, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L-099, Ligjin Nr. 04/L-115 dhe me Ligjin Nr. 04/L-273, me qëllim të emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, më datë 03.08.2020 shpallë konkurs për pozitën ‘Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës’”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Finanvace dhe Transfereve.

Informacionet rreth aplikimit për këtë pozitë mund të gjenden në ueb faqen e Ministrisë së Financave: https://mf.rks-gov.net/

“Ministria e Financave siguron të gjithë aplikantët se i tërë procesi i rekrutimit do të jetë transparent dhe profesional, si dhe inkurajon kandidatet gra dhe nga komunitetet pakicë që të konkurrojnë”.

A.M/ Epoka e re

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë luajtur gjashtë ndeshjet e radhës në NBA, kompeticion që…