Komuna e Mitrovicës dënon sulmin ndaj drejtorit të kompanisë Rajonale të Mbeturinave ‘Uniteti’

25 prill 2019 | 18:56

Komuna e Mitrovicës e ka dënuar sulmin fizik ndaj drejtorit, zyrtarëve të kompanisë “Uniteti” dhe zyrtarëve policorë, të cilët sot pësuan lëndime trupore nga persona të papërgjegjshëm, gjatë pastrimit të deponisë së mbeturinave në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.

“Ky sulm brutal dhe i ulët është organizuar nga pronari i Restaurant ‘Ibri’, së bashku me disa banorë të atij fshati, dhe kjo nuk është hera e parë që këta individ organizojnë bllokime të rrugës dhe pengojnë aktivitetet e kompanisë ‘Uniteti’. Ndërsa është për t’u bërë e ditur se Restaurant ‘Ibri’ qe 15 vite veprimtarinë e tij biznesore e ushtron pa leje ndërtimi nga ana e komunës.

Komuna e Mitrovicës kërkon nga Policia e Kosovës dhe organet e hetuesisë që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e këtij rastit, dhe se kjo nuk është mënyrë për të zgjidhur problemet, por janë organet përgjegjëse ato që trajtojnë çdo mosmarrëveshje dhe pakënaqësi”, është thënë në reagimin e Komunës së Mitrovicës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bedri Islami Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ndodhen para një…