Komuna e Mitrovicës dhe UNDP-ja me projekte për qytetarët mitrovicas

08 qershor 2022 | 16:01

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur të mërkurën në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Maria Suokko, së bashku me bashkëpunëtoren e saj, Valbona Bogujevci.

Në këtë takim është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe UNDP-së, si dhe për zhvillimin e projekteve të reja, konkretisht koordinimin për realizimin e projektit të përbashkët për rregullimin e varrezave në qytetin e Mitrovicës.

Kryetari Hamza është shprehur i gatshëm për bashkëpunim, duke e siguruar UNDP-në se do të zhvillojnë marrëdhënie partneriteti në realizimin e projekteve për të mirën e qytetarëve të Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se…