Komuna e Mitrovicës fillon pagesat për të infektuarit me Covid

28 maj 2021 | 15:56

Komuna e Mitrovicës nga sot ka filluar ekzekutimin e pagesave për të infektuarit me virusin Covid-19 dhe fëmijët e lindur në vitin 2020.

Përmes një komunikate për medie, kjo komunë ka njoftuar se pagesat do të vazhdojnë edhe në javët në vijim deri në përfundim të pagesave.

“Komuna e Mitrovicës, respektivisht Drejtoria për Financa dhe Zhvillim Ekonomik njofton se nga sot (28.05.2021) do të fillohet me ekzekutimin e pagesave për fëmijët e lindur në vitin 2020 si dhe të infektuarit me virusin Covid-19. Pagesat fillojnë sot dhe do të vazhdojnë edhe në javët në vijim deri në përfundim të pagesave sipas vendimeve të kuvendit komunal të aprovuara gjate vitit 2020. Për informata shtesë, ju lutem që përfituesit të cilët kanë aplikuar brenda afateve kohore, përfituesit – nënat që kanë lindur fëmijët gjatë vitit 2020 të lajmërohen në Drejtorinë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, ndërsa përfituesit – të infektuarit me virusin Covid- 19 të lajmërohen në Drejtorin e Shëndetësisë”, është thënë në njoftimin e komunës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Japonisë ka vendosur të shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme…