Tronditet Olimpiada, Japonia shtyn deri më 20 qershor gjendjen e jashtëzakonshme

28 maj 2021 | 15:53

Qeveria e Japonisë ka vendosur të shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme në Tokio deri më 20 qershor. Kjo masë ishte në fuqi deri më 31 maj, por është vendosur të shtyhet edhe për 20 ditë, me shpresën që numri i të infektuarve në Japoni të vijojë të ulet.

Pra, gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi deri 1 muaj para fillimit të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, që do të nisin më 23 korrik (deri më 8 gusht). Një vendim që trondit jo pak këtë vend, ku protestat anti-Olimpiadë janë çdo ditë të shumta.

“Ne shpresojmë që numri i të infektuarve të vijojë të ulet, siç ka ndodhur ditët e fundit. Gjithsesi, situata është ende e paqartë. Çdo masë merret edhe në funksion të Olimpiadës, pasi duam një situatë të qetë”, ka thënë kryeministri i Japonisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Anisa Bahiti Tashmë kur kanë kaluar disa muaj nga…