Përse nuk i mbron Shqipëria të akuzuarit në Gjykatën e Hagës?    

28 maj 2021 | 15:52

Shkruan: Anisa Bahiti

Tashmë kur kanë kaluar disa muaj nga arrestimi  i autoriteteve më të larta të Kosovës dhe dërgimi i tyre në Gjykatën Speciale në Hagë, për “krime lufte”, gjërat janë disi më të qarta.

Bëhet fjalë për disa dosje që përfshijnë akuza të viteve 1998-99 në Kosovë dhe në Shqipëri.

Nën akuzë janë vënë drejtues të lartë politikë të UÇK-së dhe disa ushtarakë. Mes tyre përmendim Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, deputetë pas viteve 2000 etj.

Tirana zyrtare dhe politike i ka dënuar arrestimet dhe i ka përkrahur ata, por në të njëjtën kohë, si Ponc Pilati, ka shprehur besimin se do të ketë “gjykim të drejtë” nga një autoritet i tillë gjyqësor.  Këtu nis edhe hipokrizia politike e cila është edhe më thellë se kaq.

Kryeministri Edi Rama kudo që shkon, përmend Presidentin Thaçi si “babain e Kosovës” dhe mezi pret që ai të dalë i pastër e të kthehet i lirë. Pak a shumë, por me tone të zbutura, të gjithë politikanët e Tiranës, mbajnë të njëjtin qëndrim.

Ndërkohë janë dy çështje do të duhej që Tirana zyrtare të merrte qëndrim të qartë në këtë proces drejtësie.

E para; duket qartë se dosjet e Serbisë duan t’a bëjnë “pis” Shqipërinë me përdorimin e territorit të saj në vitet 98-99 nga UÇK.

E dyta; Hashim Thaçi është qytetar i Tiranës me pasaportë shqiptare, pra shtetas shqiptar. Njëherësh edhe Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi. E njëjta gjë vlen për Rexhep Selimin. Ky i fundit ka vetëm një ndryshim. Është edhe qytetar i Kavajës. Mjafton një kërkim në regjistrin e gjendjes civile dhe vërtetohet fare lehtë.

Po përse atëherë Shqipëria jep mbrojtje verbale dhe nuk lëviz qoftë edhe gishtin ligjërisht?

E thjeshtë. Parimi i Ponc Pilatit!

Keqardhje me fjalë dhe me fakte nuk është puna ime, por e Kosovës. Nëse do ishte kështu, dakord ka logjikë. Por të paktën mjaft me  lot krokodili për çlirimtarët dhe për Kosovën!

Anisa Bahiti- MAJ 2021 ✍??

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se…