Komuna e Mitrovicës fiton grant në vlerë prej 93 681 euro

10 janar 2019 | 13:48

Komuna e Mitrovicës është kualifikuar në mesin e 19 (nëntëmbëdhjetë) komunave më të suksesshme të Republikës së Kosovës. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së bashku me SDC/DEMOS ka përmbyllur procesin e vlerësimit për Grantin e Performancës për vitin 2019, prandaj Komuna e Mitrovicës është kualifikuar për grant dhe ka fituar shumën prej 76 525 euro.

Ndërsa Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar – SIDA bashkëfinancon Grantin e Performancës për vitin 2019 për Komunën e Mitrovicës në vlerë prej 17 156 euro.

Shuma e fituar e Komunës së Mitrovicës për Grantin e Performancës të vitit 2019 është në vlerë prej 93 681 euro. Këto mjete, do të përdoren për projekte kapitale sipas prioriteteve të përcaktuara dhe nevojave emergjente të komunës së Mitrovicës.

Me këtë rast, Komuna e Mitrovicës ka shprehur falënderime ndaj MAPL-së, SDC/DEMOS dhe SIDA për vlerësimin gjatë procesit për Grantin e Performancës, duke u zotuar për përzgjedhjen e projekteve të qëlluara dhe të nevojshme për komunën e Mitrovicës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë…