Komuna e Mitrovicës hap tenderin për ndërtimin e rrugës në fshatin piktoresk Koprivë
04 korrik 2025
| 20:59
Komuna e Mitrovicës ka hapur zyrtarisht tenderin për ndërtimin e rrugës në fshatin piktoresk Koprivë – një projekt i shumëpritur nga banorët dhe i premtuar më herët nga kryetari Bedri Hamza dhe nënkryetari Arian Tahiri.
Tenderi, i titulluar “Ndërtimi i rrugëve në fshatin Koprivë”, realizohet përmes bashkëfinancimit me programin DEMOS, dhe kap vlerën prej 848,000.00 euro.
Hapja e tij shënon fillimin konkret të procesit për zgjidhjen e një prej kërkesave më të rëndësishme të këtij lokaliteti.
Ky investim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së përditshme të banorëve, si dhe do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës, e njohur për natyrën e saj të pasur dhe tërheqëse.



