Komuna e Mitrovicës nderon heronjtë dhe dëshmorët e kombit për festën e 28 Nëntorit

28 nëntor 2023 | 16:08

Për nder të 28 Nëntorit, ditës së Flamurit, Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljes së parë publike të UÇK-së, përfaqësuesit komunal në krye me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, nënkryetarin Arian Tahiri, drejtorët komunal, asamblistë dhe përfaqësues nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kanë bërë homazhe tek ata që ia sollën lirinë Kosovës, dëshmorët e kombit.

Fillimisht përfaqësuesit e komunës kanë vizituar fshatin Boletin për të bërë homazhe tek varri i heroit kombëtar, Isa Boletini, duke vazhduar tutje me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës, ku të gjithë bashkarisht vendosën buqeta me lule, me ç’ rast janë takuar edhe me familjarë të dëshmorëve, të cilëve ua kanë uruar festën e madhe mbarëkombëtare.

Në fund, delegacioni i komunës së Mitrovicës, bëri homazhe dhe vendosi buqetë me lule edhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz, duke shprehur respektin më të thellë për dëshmorët dhe për Festën e Flamurit, e cila i bashkon shqiptarët kudo që janë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se është çështje…