Komuna e Mitrovicës ndihmon 94 fermerë me motokultivator

16 mars 2022 | 12:16

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës është bërë nënshkrimi i kontratave me 94 përfituesit e motokoltivatorëve, që në kuadër të subvencionimit në bujqësi, Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me organizatën “Islamic Relief”, ka mbështetur fermerët mitrovicas.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, përfaqësues nga organizata “Islamic Relief, si dhe fermerët përfitues të këtij projekti.

Në fjalën e tij, drejtori i DBZHR-së, Ferdi Kadriu, ka thënë se ndihet i lumtur që falë projektit të përbashkët me “Islamic Relief ”, është mundësuar mbështetja e 94 fermerë të Mitrovicës, në mënyrë që bujqve tanë t’ju ofrohen kushte sa më të mira të punës.

Më tutje nga drejtori Kadriu ka bërë me dije se kjo drejtori do të vazhdojë të mbështesë dhe do t’i rrisë investimet në sektorin e bujqësisë, për t’i mbështetur fermerët përmes subvencioneve dhe grandeve të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar së në kuadër të…