Komuna e Mitrovicës nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi me IOM-in

07 dhjetor 2020 | 14:39

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, së bashku me drejtorin për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, drejtorin e SHFMU “Fazli Greiçevci”, Arben Fejza, si dhe zyrtarin nga zyra për komunitete dhe kthim, Enis Kacapor, kanë pritur në takim përfaqësuesen nga organizata IOM, Igballe Dobra-Ymeri.

Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëfinancim në mes të Komunës së Mitrovicës dhe IOM-it, marrëveshje kjo që ka të bëjë me pajisje komplet me kabinetin shkencor për shkollën e lartcekur e që kap vlerën totale prej 9,591.00 euro.

Komuna e Mitrovicës do ta mbështesë implementimin e projektit për kabinetin e lëndëve shkencore në shkollën “Fazli Greiçevci” në Mitrovicë, ku në këtë shkollë vijojnë mësimin përveç nxënësve shqiptar edhe ata të komunitetit ashkali. Implementimi i këtij projekti do të krijoj kushte të veçanta edukative dhe arsimore.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës në Kamenicë pas thirrjes…