Komuna e Mitrovicës nënshkruan memorandum për modernizimin e sektorit të bujqësisë

18 qershor 2019 | 15:15

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe Selim Erdem, menaxheri i kompanisë ndërkombëtare “International Investvent & Business Development Consulting – IDC-KOS”, nënshkruan të martën një memorandum mirëkuptimi për ngritjen e “Parkut të Teknologjisë së Agrikulturës në Mitrovicë”, i cili është i vetmi i këtij lloji në vend dhe rajon.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku si dhe Rrustem Abiti nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Me këtë rast kryetari Bahtiri ka thënë së nënshkrimi i këtij memorandumi, pas projektit të “Trepçës”, nënkupton realizimin e projektit më madhorë që nga pas lufta për vendin tonë i cili është një hap shumë i rëndësishëm për sektorin e bujqësisë.

“Shpreh gatishmërinë time të plotë dhe të institucionit për implantimin e këtij projekti, gjithashtu do të ofroj të gjitha njohuritë e mija nga fusha e biznesit duke garantuar edhe shitjen produkteve në vende të ndryshe të Evropës”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Ai më tutje ka shtuar se ky projekt është një mundësi e mirë për punësim dhe zhvillim ekonomik ndërsa fermerët e komunës sonë do të trajnohen dhe të certifikohen nga ekspertë ndërkombëtarë.

Ky projekt do të realizohet në koordinim me disa akterë, që janë njohës të mirë të kësaj fushe, si Oda Ekonomike e Kosovës, Fakulteti i Bujqësisë nga Universiteti i Prishtinës, kompania “IDC-KOS” si dhe Komuna e Mitrovicës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë është arritur marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe futbollistit të Vëllaznimit,…