Komuna e Mitrovicës përkujton aktorin Blerim Peci në katërvjetorin e vdekjes

09 dhjetor 2021 | 12:46

Me rastin e 4-vjetorit të vdekjes së aktorit, Blerim Peci, Komuna e Mitrovicës ka përkujtuar ende me dhimbje vdekjen e hershme të aktorit më të njohur mitrovicas nga kinematografia kosovare.

“Aktori mitrovicas, i ndjeri Blerimi, padyshim që ka ofruar angazhim të madh në skenën e teatrit, i cili me skeqet e tij humoristike kishte bërë për vete një publik të tërë. Aktrimi i tij kishte një nur komik, hijeshi skenike dhe finesë në aktrimin e shumë roleve, ai do të mbetet si një trashëgimi e pasur, ku nëpërmjet interpretimit të tij si aktor janë ngritur vlera kulturore të qytetit të Mitrovicës, për çka do të çmohet çdoherë puna dhe kontributi i tij”, thuhet në njoftimin përkujtues të Komunës së Mitrovicës.

Blerim Peci ishte aktor i lindur më 1 gusht të vitit 1973, ai u nda nga jeta më 9 dhjetor të vitit 2017 pasi ka vuajtur nga një sëmundje e mëlçisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i OVLUÇK-së në Pejë dhe ish-drejtor i Zyrës për…