Komuna e Mitrovicës pranon donacione nga donatorë të ndryshëm pas vërshimeve

26 janar 2023 | 10:40

Komuna e Mitrovicës po vazhdon përkujdesjen ndaj qytetarëve me pako ushqimore dhe higjienike për familjet dhe qytetarët e prekur nga vërshimet e fundit.

Këto ndihma po dhurohen falë kontributit të dhënë nga njerëz vullnetmirë, donatorë dhe organizata bamirëse, me ç’rast komuna këto ditë ka pranuar edhe 405 pako ushqimore tjera, me qëllim që sado pak të ndihmohen familjet e dëmtuara nga vërshimet.

Me këtë rast, ekipet komunale kanë bërë shpërndarjen e 350 pakove ushqimore dhe bidonave me ujë, donacion ky nga Qendra Tregtare ETC, 50 pako ushqimore dhe higjienike nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, 5 pako ushqimore nga Shoqata “Inciativa” (donator anonim), si dhe Këshilli Lokal i Koretinit nga Komuna e Kamenicës dhe Komuna e Çairit kanë dhuruar ndihma të konsiderueshme duke përfshirë pako ushqimore, gjëra elementare dhe veshmbathje.

Po ashtu janë shpërndarë 100 shujta të ngrohta, këto të dhuruara nga Shoqata “Zgjatma Dorën”, 70 shujta të ngrohta nga donator anonim nga qyteti i Vushtrrisë, ndërsa 50 jorganë dhe 50 jastëk nga “Broja Market”.

Komuna e Mitrovicës falënderon të gjithë donatorët, organizatat bamirëse dhe ata që kontribuan për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të cilët janë prekur nga vërshimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e realizimit të fushatave sensibiluese për konkursin e…