Policia e Kosovës vazhdon fushatën sensibilizuese në të gjitha rajonet e Kosovës

26 janar 2023 | 10:40

Në vazhdën e realizimit të fushatave sensibiluese për konkursin e hapur në Policinë e Kosovës i cili iu dedikohet komuniteteve pakicë, Departamenti i Burimeve Njerëzore nga Policia e Kosovës ka planifikuar mbajtjen e takimeve në të gjitha rajonet e Kosovës.

Si vazhdimësi e takimeve të tilla, me datë 25.01.2023, është mbajtur takimi me përfaqësues të komuniteteve, i organizuar në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Pejë.

Pjesëmarrës në takim përveç përfaqësuesve dhe menaxhmentit nga Policia e Kosovës kanë qenë, përfaqësues nga OSBE-ja, përfaqësues të këshillit lokal të bashkësive, këshilltar komunal, përfaqësues të komuniteteve dhe kandidatë për zyrtarë policorë.

Takimi ka rezultuar mjaft pozitiv, ku janë inkurajuar pjesëmarrësit për të aplikuar në konkurs dhe të shfrytëzohet kjo mundësi mjaftë e mirë, janë sqaruar kriteret, janë dhënë informacionet e nevojshme rreth konkursit, si dhe të vazhdojnë njoftimet e popullatës dhe komuniteteve për konkursin në fjalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ahmet Ismaili, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu, Shkendije Himaj, janë zgjedhur…