Komuna e Mitrovicës suspendon nga puna mësimdhënësin që sulmoi bashkëshorten e tij

11 shtator 2020 | 16:18

Komuna e Mitrovicës ka bërë me dije se pas marrjes së njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, lidhur me rastin e sulmit të mësimdhënësit (F.R.) ndaj bashkëshortes së tij (Q.R.) njëkohësisht të dy mësimdhënës në këtë komunë, kryetari Agim Bahtiri, në koordinim me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Egzon Jashari, kanë marrë vendim për suspendim nga marrëdhënia e punës të të dyshuarit (F.R.) për aktin e kryer.

Bahtiri ka theksuar se rasti i ndodhur ka qenë mjaft shqetësues për qytetarët e Mitrovicës, me theks të veçantë edhe për kryetarin Bahtiri i cili e ka vlerësuar si një akt shumë të ulët dhe jo njerëzor.

“Çdo akt i dhunshëm duhet të trajtohet urgjentisht nga organet e rendit dhe ligjit, si dhe personave të tillë t’u shqiptohet dënimi i merituar. Ne nuk do të lejojmë asnjëherë që mësimdhënësit të cilët shprehin dhunë të jenë pjesë e institucioneve arsimore në komunën tonë”, ka thënë kryetari Bahtiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KRU Prishtina ka njoftuar se nesër e pasnesër do të…