Komuna e Mitrovicës, UBT-ja dhe UN-Habitat-i nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

15 tetor 2019 | 15:58

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka pritur të martën në një takim rektorin e kolegjit privat UBT, Edmond Haziri, dhe përfaqësuesit nga UN-Habitat, në krye me këshilltaren teknike, Gwendoline Mennetrier, me ç’rast është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në mes të tri palëve.

Në këtë takim nënkryetari Mujka së bashku me përfaqësuesit nga UN-Habitat dhe UBT-së kanë rënë në dakord të bashkëpunojnë në bashkëimplementimin e Punëtorisë së Dizajnit dhe Zhvillimit Urban të projektit për planifikim të bazuar në Lagje në qytetin e Mitrovicës.

Qëllimi i këtij memorandumi është të siguroj një kornizë bashkëpunimi brenda së cilës UN-Habitat, Komuna e Mitrovicës, dhe UBT do të implementojnë së bashku Punëtorinë e Dizajnit dhe Zhvillimit Urban të NBPD.

Përmes këtij projekti, Punëtoria e Dizajnit dhe Zhvillimit Urban për Planifikim të bazuar në lagje do të mbledhë 25 studentë, me përgatitje të ndryshme akademike (duke përfshirë arkitekturën, planifikimin urban, mjedisin, sociologjinë dhe ekonominë), të cilët në bashkëpunim me grupin punues bazë të projektit dhe komunitetet e lagjes do të mblidhen për të shkëmbyer ide, dhe për të sugjeruar skenarë zhvillimi hapësinor dhe socio- ekonomik.

Bashkëpunimi midis palëve në Mitrovicë, do të implementohet me fokus në zhvillimin e një masterplani dhe programi për zhvillim socio-ekonomik për zonën e NBPD në kuadër të Punëtorisë së Dizajnit dhe Zhvillimit Urban.

Falë kësaj marrëveshjeje, Komuna e Mitrovicës do të përfitojë përvoja profesionale dhe ide inovative nga ekspertët dhe studentët e fushave përkatëse për zgjidhjen e problemeve të komunitetit.

Nënkryetari Mujka, si dhe përfaqësuesit nga UN-Habitat dhe UBT-ja janë pajtuar që bashkërisht do të ndërtojnë kapacitete institucionale dhe zhvillimore, teksa muajt në vazhdim do të hartojnë projekte dhe programe të caktuara si pjesë e rëndësishme e marrëveshjes së bashkëpunimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Bullgarisë, Borislav Mikhailov, ka…