Komuna e Mitrovicës vazhdon t’i mbulojë shpenzimet e varrimit për qytetarët e saj

14 gusht 2020 | 18:32

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur të premten në një takim kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Mitrovicë, hoxhë Enis Rama, me të cilin ka nënshkruar memorandum-mirëkuptimi për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e kësaj komune.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar, Komuna e Mitrovicës do ta bëjë mbulimin e shpenzimeve të varrimit të kryer nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë për rastet e vdekjeve, të cilat shërbime nuk do t’i paguajnë qytetarët, por komuna nga buxheti i vet.

Ky memorandum mirëkuptimi është lidhur në afat kohor me kohëzgjatje një vit, me mundësi të vazhdimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në…